Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas rritjes së faturave të tatimit në pronë.
Hoti thotë se qeveritarët e nisën mbarë vitin, duke pyetur si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit.
Sipas tij, 85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.
“Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?!
85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.
Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”, ka shkruar Hoti në Facebook.