Vëmendje të veçantë në konferencën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku foli për planin franko-gjerman, iu kushtuan edhe këpucëve që i kushtojnë më shumë se 1,800 euro.
Mediumi serb ‘Nova’ raporton se çmimi real i këpucëve që kishte veshur Vuçiqi është 1,860 euro, përcjell Demokracia.com.
Ky raportim vjen pas deklaratës së presidentit serb, i cili tha se “është presidenti më i varfër në botë”.
Ky medium ia llogarit Vuçiqit edhe xhaketën e markës “Loro Piana”, që kushton 2500 dollarë, të veshur në një paraqitje të fundit publike.