Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka bërë një postim në Facebook në të cilin shfajëson qeverinë për rritjen e tatimit në pronë.
Ai ka postuar një reagim, në të cilin thotë se problemi ka qenë “shumica e pronave kanë qenë të nënvlerësuara” më herët.
“Më shkurt, deri tash ka pagu tatim për 20,000€, kurse tash kur paguan për 30,000€ sigurisht se rritet obligimi, dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐬𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐫𝐫𝐢𝐭ë 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚 𝐞 𝐚𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭!” – është shprehur deputeti.
Ai ka shtuar se mjetet që do të mblidhen nga tatimi në pronë do të shkojnë në buxhetin e komunave, por jo në buxhetin e Qeverisë së Kosovës.