Behgjet Pacolli e jep pagën vjetore të deputetit për dëmet nga vërshimet

Aktuale

Behgjet Pacolli e jep pagën vjetore të deputetit për dëmet nga vërshimet

Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:27
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behhjet Pacolli, ka vendosur që gjithë pagën vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës, ta jap për sanimin e dëmeve nga vërshimet.

Kështu ka shkruar vetë Pacolli në rrjetin social facebook. Ai i ka bërë thirrje edhe kolegëve të tij që të veprojnë njëjtë.

Postimi:

Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit

———

Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin

“Vërshimet e Janarit 23"

Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni !

Dergone kontributin e juaj!

Banka Ekonomike Prishtinë

Llogaria:

XK

514010000009129490

Sëift: EKOMXKPR XXX

Emërtimi:

“Vërshimet e Janarit 23"

U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.

Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t'i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve.

Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit.

Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur.

E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat