Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka komentuar rritjen e tatimit në pronë, gjë e cila ka ngjallur shumë reagime, përfshirë të partive politike e qytetarëve.
Haradinaj e ka fajësuar Ministrinë e Financave për rritjen e faturës së tatimit të pronë.
“Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave. Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për të frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarve.” – shkroi ai.
"Mirë po e gënjen popullin. I mirë është edhe në veprime që janë në kundërshtim me premtimet dhe me Republikën e Kosovës. Por durimi ka kufi! Mjaft!" - shkroi ai.