Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka quajtur veprim ndëshkues të Qeverisë, rritjen deri në 100 % të normave të tatimit në pronë.
Shala ka thënë se Qeveria Qeveria nuk është dashur ta bëjë vlerësimin e pronave, siç e thotë ligji, pasi sipas tij vendi është në krizë ekonomike.
“Është e vërtetë e madhe që me nenin 9 të këtij ligji, kompetencat e kufirit minimal dhe maksimal të caktimit të vlerës së tatimit në pronë është përgjegjësi e komunave, por ajo mund të kontrollohet, menaxhohet dhe ndryshohet nga niveli qendror. Në këtë rast në nenin 18 është e afatizume se çdo 3 vjet duhet të bëhet rishikimi i kësaj pune. Ministria në fundvitin e kaluar e ka rishikuar, por është përgjegjësi e saj që në këto rrethana ekonomike nuk u dashtë ta bëjë vlerësimin e çmimit të pronës, sepse ka qenë inflacioni e kriza energjetike.” - ka thënë ai në Tëvë1.
Shala më tutje ka thënë se qeveria disa herë e ka goditur pushtetin lokal, dhe sipas tij formulua e qeverisë është intenca për të vjelë mjetet dhe për t’i mbajtur kesh mjetet.
“Ministria nuk është dashtë që në rrethana krejtësisht të pafavaroshme ekonomike të bëjë vlerësimin e pronave dhe të dallojë ku është kufiri minimal. Ajo ka ingerenca që të ndryshojë kufijtë e çmimit minimal dhe maksimal. Ajo e ka ligjin e gatshëm, është dashtë të intervenojë, ta sjellë ligjin dhe ta ulë pragun minimal që është 0.15 % deri në 1 %. Qeveria ka goditur disa herë pushtetin lokal, me buxhet, projekte e shumëçka tjetër. Ajo e din pse po e bën këtë. Por intenca për të vjelë mjetet dhe për t’i mbajtur kesh mjetet, po shihet se është formulë e kësaj qeverie.” - ka shtuar ai.