Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj qeverisë sa u përket politikave fiskale.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Hoti, duke u thirrur në një publikim të institutit GAP, ka thënë se të hyrat buxhetore të vitit të kaluar krahasuar me atë të atij paraprak, kanë shënuar rritje për 88%.
Megjithatë, shumën prej 283 milionë eurove ekzekutivit nuk e ka përdorur. Siç ka shkruar dikur ministri i financave, në momentin kur partia që ai përfaqëson propozonte zvogëlim të akcizës, këto para do t'u shkonin qytetarëve.
"Sikur të ulej TVSh-ja në 8% siç patëm propozuar, këto 283 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni. Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t'i shpenzojnë aty ku kanë nevojë", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: