Avokati Arianit Koci ka reaguar pas përfshirjes së kryeministrit Edi Rama nëskandalin me ish zyrtarin e FBI-së, McGonigal, i cili u arrestua një ditë më parë për fshehje të marrjes së 225 mijë dollarë nga një ish agjenti i SHISH në Shqipëri.
Koci në një postimin e tij në Facebook u shpreh se “mëkati i vetëm i kryeministrit të Shqipërisë është polltronizmi ndaj çdo zyrtari amerikan”.
Sipas tij, kjo është sëmundje e çdo politikani ballkanik: takohen me secilin zyrtar amerikan, edhe pse nuk janë në nivelin e njejtë politik e funksional..
“Po përmendet edhe një poltikan i Kosovës. Ai është edhe më polltron se Rama.
Plus, i uritur. Natyrisht, për pare”, shkroi ndër të tjera Koci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
1.
Edi Rama po i përmendet emri në aferën e ish-agjentit special të FBI, McGonigal.
Mëkati i vetëm i kryeministrit të Shqipërisë është polltronizmi ndaj çdo zyrtari amerikan.
Në fakt, kjo është sëmundje e çdo politikani ballkanik: takohen me secilin zyrtar amerikan, edhe pse nuk janë në nivelin e njejtë politik e funksional.
2
Çka ka një kryeministër i një shteti me u taku privatisht me një agjent të FBI?
I njejti ka logjikë me u taku me drejtorin apo zëvendësin e FBI.
Në fakt, gabime të njejta bëjnë edhe politikanët tanë. Nuk e mbajnë nivelin.
E kur ia lejon dikujt me t’u ulë në tavolinë, mundet edhe me ndodhë që mysafiri të është ulë për ndonjë interes.
Përndryshe, me pasë diçka dubioze, a po mendoni që prokuroret amerikan, ia kishin “falë dakikin” Edit a?
Në anën tjetër McGonigal, i cili po dyshohet se e ka ndihmuar oligarkun rus Oleg Deripaska që t’i shmaget sanksioneve amerikane, është liruar sot me kusht.
500 mijë dollarë është vlera e deponuar.
3.
I njejti, McGonigal, në një rast tjetër, (prap si duket rusët janë në lojë), dyshohet se i ka pranuar 225 mijë dollarë prej një ish agjenti të sigurimit të Shqipërisë.
Për çka? Për interesa financiarë.
4
Oleg Deripaska është person i afërt me Putinin, dhe ka investime në krejt Ballkanin; të njohura dhe të panjohura.
Madje, edhe në Kosovë, përmes bizneseve kosovare.
Nëse ju kujtohet, ky është biznesmeni i asaj video të njohur në të cilën shihet Putini duke i bërtitur si fëmijes; e poshtëron dhe e detyron t’a nënshkruaj një kontratë para punëtorëve të fabrikës.
P.s
Po përmendet edhe një poltikan i Kosovës. Ai është edhe më polltron se Rama.
Plus, i uritur. Natyrisht, për pare.