I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.
Lajçak në Twitter, ka shkruar se me Grammaten kanë biseduar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, sot diskutova për përpjekjet e BE-së mbi avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në regjion”, ka shkruar Lajçak.
With 🇬🇷 envoy for the Western Balkans, I spoke about our 🇪🇺 efforts on advancing normalisation of relations between Kosovo and Serbia and the important role of Greece in the region. pic.twitter.com/bL0yNROMH5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 24, 2023