Osmani për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do ta respektojmë vendimin përfundimtar të Speciales

Aktuale

Osmani për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do ta respektojmë vendimin përfundimtar të Speciales

Më: 25 janar 2023 Në ora: 10:52
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ish- kreret e UÇK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka disa ditë që po qëndron për vizitë në Itali, ku në një intervistë për mediumin “Corriere della Sera” është pyetur edhe për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Osmani tha se pret të ketë drejtësi dhe se agresori ishte Serbia, ndërsa UÇK-ja bëri luftë çlirimtare për të mbrojtur vendin e saj.

Por, presidentja Osmani tha se do të respektojnë vendimin përfundimin e Gjykatës Speciale.

“Drejtësi dhe respektim të standardeve ndërkombëtare: agresori ishte Serbia, ne u sulmuam. Dhe UÇK-ja bëri luftë çlirimtare për të na mbrojtur. Por ne nuk do të ndërhyjmë në asnjë mënyrë në punën e Gjykatës dhe do ta respektojmë vendimin përfundimtar”, tha ajo.

E nëse drejtësia nuk vendohet në Ukrainë e Ballkan, presidentja e vendit u shpreh se ekziston rreziku që krimet e luftës të përsëriten.

“Edhe nëse shumë viktimat nuk e kanë marrë ende drejtësinë, edhe nëse shumë kriminelë kanë mbetur të lirë, Tribunali për ish-Jugosllavinë është bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale, jo të fajit kolektiv. Nëse drejtësia nuk vendoset në Ukrainë apo në Ballkan, gjithmonë ekziston rreziku që këto krime të përsëriten”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat