Berisha: Ose duroni për të jetuar të poshtëruar ose reagoni për të jetuar me dinjitet

Aktuale

Berisha: Ose duroni për të jetuar të poshtëruar ose reagoni për të jetuar me dinjitet

Më: 25 janar 2023 Në ora: 12:36
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Hisen Berisha ka thënë se është rritur çmimi i çdo produkti të domosdoshëm për jetë që i prek 70 % të familjeve të varfra.

Berisha ka shkruar se për këtë situatë ose duhet të reagohet ose të durohet.

“Si popull, ju takon DURIMI për të jetuar të POSHTRUAR, ose reagimi qytetar për të jetuar me DINJITET.

“Nëse hyn në luftë, rrezikon me humbë, nëse nuk hyn, veç e ke të humbur”-UÇK!”, ka shkruar Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat