Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç ka thënë ai qasjen e dobët ndaj versionit franko – gjerman.
Sipas tij qasja e Qeverisë ndaj këtij propozimi është e mjegullt, e paqartë dhe jo transparente.
Postimi i plotë i tij:
Qasja e Qeverisë ndaj propozimit Franko-Gjerman, është e mjegullt, e paqartë, jotransparente!
Ajo që është e sigurtë është se pala refuzuese, ofertën e radhës do ta ketë shumë më të keqe se sa propozimin e tashëm.
Kështu i ka pas ndodhur edhe Millosheviqit në vitet 1998-1999.
I ka pasë refuzuar krejt propozimet amerikane deri në fushatën e bombardimeve.
Për këtë të fundit nuk e kan pasë pyetur Millosheviqin!