Dorëzohen në polici të dyshuarat që ishin në kërkim për vjedhjen e një telefoni në Prizren

Aktuale

Dorëzohen në polici të dyshuarat që ishin në kërkim për vjedhjen e një telefoni në Prizren

Më: 25 janar 2023 Në ora: 18:47
Të dyshuarat që ishin në kërkim për vjedhjen e një telefoni në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të kërkuarat për vjedhjen e një telefoni në një qendër tregtare në Prizren, janë dorëzuar vet në stacionin policor në këtë qytet.

Në njoftimin e policisë thuhet se në fotografinë e cila është publikuar dhe është kërkuar nga qytetarët që t’iu ndihmojnë për gjetjen e të dyshuarave, njëri prej personave prezent është vetëm dëshmitar.

Të dyshuarat e kishin vjedhur më 29 dhjetor një telefon “Samsung A11” në një qendër tregtare, derisa e kishte lënë një qytetar, i cili ishte duke bërë pagesën për një blerje.

Të dyshuarat akuzohen për veprën penale “shpërdorim të pasurisë së huaj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat