Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka shkruar për formimin e Asociacionit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova duhet të kushtëzojë nënshkrimin e Asociacionit me disa kushte.
Miftari ka përmendur edhe kushtet të cilat duhet të vendosën.
Postimi i plotë:
Kosova të kushtëzojë nënshkrimin e Asociacionit serb pa fuqi ekzekutive vetēm me tri gjëra!
1. Kosova të pranohet pa penguar menjëherë në NATO!
2. Për qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujonovcit, Medvegjes ...të kërkohet i njëjti Asociacion, të njëjtat të drejta sikurse kërkesat serbe për serbët e veriut!
3. Ndjekja me ligj e kriminelëve të luftës dhe kthimin e kufomave të civilëve shqiptarë që Serbia i ka fshefur dhe i ka djegur-zhdukur nëpër territorin serb!