​Lajçak: Më pak mbështetje për palën që refuzon propozimin evropian

Aktuale

​Lajçak: Më pak mbështetje për palën që refuzon propozimin evropian

Më: 25 janar 2023 Në ora: 20:36
Miroslav Lajçak

Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se procesi i raporteve mes të të dyja vendeve, është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare.

Këtë ai e specifikoi ekskluzivisht në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ndërsa zbuloi se takimi i së premtes së kaluar, ishte me të vërtetë i një peshe jo të zakonshme që është parë deri më sot për këtë çështje.

”Jemi duke zhvilluar këto diskutimet ndaras me palët, por kur t’i bashkojmë do të presim natyrisht që ta pranojnë planin, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë atë natyrisht”.

Në pyetjen se, çka nëse njëra palë dakordohet dhe tjetra nuk dakordohet, ai ka thënë se: ”Atëherë bashkësia ndërkombëtare, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur, dhe do ta mbështes njërën palë më shumë, apo do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër”.

”Ky proces është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Misioni i së premtes së kaluar, me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë, SHBA, BE dhe tri shtetet nuk do të kishin ardhur këtu për asgjë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat