Udhëheqësi danez i krahut të djathtë, Rasmus Paludan i ka vënë zjarrin Kuranit pranë ambasadës turke.
Për këtë ka reaguar ashpër edhe presidenti turk, Erdogan.
Por, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që Rasmus Paludan ta shpallë nën grata në Kosovë.
Sipas tij, veprimi që ai bëri është i neveritshëm.
Postimi në Facebook:
Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës.