Në kërkim të policëve në veri, vazhdon edhe 10 ditë konkursi

Aktuale

Në kërkim të policëve në veri, vazhdon edhe 10 ditë konkursi

Më: 26 janar 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se afati për paraqitjen e aplikacioneve për zyrtar policor vazhdohet edhe për dhjetë ditë, duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023. 

Policia thekson se kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri.

Ky konkurs ishte hapur pas dorëheqjeve të policëve në veri dhe u dedikohet komuniteteve pakicë. 

Njoftimi i plotë i policisë:

VAZHDON AFATI I KONKURSIT - PRODUŽENJE ROKA KONKURSA

Afati për paraqitjen e aplikacioneve vazhdohet për dhjetë (10) ditë duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023.

Vëmendje: Kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat