Ish i dërguari special i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka deklaruar që tanimë i takon vendit tonë të përmbush obligimet e saj.
Ai paralajmëroi se po përgatitej një hap që do të ishte shumë i vështirë për palën serb.
Petrisch shprehet optimist në lidhje me planin e ri franko-gjerman, duke thënë se mund të lëvizë diçka prej saj.
“Edhe një herë, doli se përparimi është i mundur vetëm kur evropianët dhe amerikanët tërheqin nga e njëjta anë e litarit,” – u shpreh z. Petriq në qëndrimin e tij.
Ai u thirr te deklarata e Vuçiq se mund të pranonte propozimin franko-gjerman në një adresim para popullit serb.
Sipas tij, tash duhet që Kosova të themelojë Asociacionin. Petriq u shpreh se modeli gjermano-gjerman dallon për faktin se nuk pret që Kosova të pranohet në OKB në një të ardhme të afërt.