Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Sipas njoftimit të Presidencës, ky ishte një takim i rregullt, përmes të cilit u theksua rëndësia e vazhdimit bashkëpunimit mes Kosovës dhe ShBA’ve.
Në takim është folur edhe për zhvillimet e fundit në vend.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, bëhet e ditur në njoftim.