Shefi i tij, Albin Kurti, nuk arriti të qëndroj vertikalisht në rezistencën kundër Zajednicës. Atij i është thyer kurrizi parmbrëmë nga emisari Miroslav Llajçak.
Kjo duket se e ka tronditur analistin e VV’së, Sadri Ramabajën. Derisa shokët e tij analistë nga VV’ja dje kanë ndryshuar qëndrimet dhe e kanë tepruar me përkrahje të Zajednicës, Ramabaja duket se ende nuk e ka marrë veten.
Nuk e ka shkruar asnjë fjalë në përkrahje apo ndonjë kundërshtim për takimin e natës Kurti-Lajçak ku pati dakordim për Zajednicën.
Postimi i fundit i Rambajës për ketë temë ka qenë para gjashtë ditëve, ai kishte kërkuar që të nisin hetime ndaj Lajçakut.
“Pas kësaj deklarate, më në fund, Parlamenti i BE-së duhet të inicojë procesin e largimit të tij, krahas kërkesës për fillimin e hetimeve, ngjashëm siç ka vepruar ndërkohë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, pasi kishte konstatuar se ai po favorizonte Serbinë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut”, shkroi ai.
Rambaja i kishte quajtur skandaloze deklaratat e përfaqësuesit të BE’së.
Kujtojmë se në ditët e fundit ka pasur për diskutime të shumta në publik lidhur me asociacionin.
Jorn Rohde, në një rishpërndarje të cicërimës së Këshilltarit të Lartë të DASh’së, Derek Chollet, i cili të marten kishte njoftuar se ka biseduar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për nisjen e diskutimeve për Asociacionin, shkruan Insajderi.