Abdixhiku takohet me punonjës shëndetësorë: Pa penj, pa infuzione, pa dorëza, e papranueshme

Aktuale

Abdixhiku takohet me punonjës shëndetësorë: Pa penj, pa infuzione, pa dorëza, e papranueshme

Më: 27 janar 2023 Në ora: 12:13
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ditën e premte e ka filluar me një takim me punonjësit shëndetësor.

Abdixhiku ka përmendur problemet me të cilat sipas tij po përballen ata. Mungesa e materialit adekuat sipas tij është e papranueshme.

I pari i LDK-së, ka përmendur sipas tij faktin se 1.3 milionë euro kanë tepruar nga Qeveria për material e për barna, por prapë punonjësit shëndetësor po përballen me mungesë të penjëve.

Kosova meriton më shumë, sipas Abdixhikut.

Statusi i plotë i tij:

Pa penj, pa infuzione, pa dorëza!

Mëngjesin e së premtes e nisa me punonjës shëndetësorë të cilët ma konfirmuan atë që të gjithë e dimë tashmë; sistemi ynë shëndetësor është në pikën e thyerjes.

Klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike. Pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve.

Për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet.

Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj!

Kjo gjendje është thjeshtë e papranueshme.

Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat