Analisti Rron Gjinovci, duke shpërndarë lajmin, ku Avokati i familjes së gruas së moshuar e cila u rrah në një shtëpi për të moshuar në Pejë, e ku ky i fundit e ka prezentuar dyshimin e tij se e dyshura ka ikur jashtë Kosovës.
Rasti kur Aurona Pelaj shihet në video duke e sulmuar gruan e moshuar, ishte ndër ato rastet që zgjoi shumë reagime në Kosovë.
Por me një vendim të Gjykatës Supreme, Pelaj u lirua nga paraburgimi.
Dyshimet që sot ka prezentuar avokati i palës së dëmtuar, se Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani, ka ngjallur gjithashtu reagime.
Sipas Gjinovcit, duhet veting në drejtësi, madje urgjent.
“Veting në drejtësi urgjent” ka shkruar Gjinovci.