Vëllezërit Geci nga Llausha kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë familjet e prekura nga vërshimet në Skenderaj.
Ata do të ndihmojnë të gjithë ato familje që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpiave.
Vëllezërit Geci kanë njoftuar se të gjithë familjet që kanë nevojë për bllokat e ndërtimit do t’ua dhurojnë ata.
Postimi i plotë i Nehat Gecit:
Të nderuar qytetar të Skënderajt me rrethinë!
Kompania Vëllezërit Geci shpk ka vendosur që t’iu del në ndihmë të gjithë atyre qytetarëve që nga vërshimet e fundit kanë humbur shtëpitë e tyre dhe duhen të ndërtohen rishtazi , pas bisedave me përfaqësuesin e komunës Hamit Geci, kemi njoftuar se për familjet në nevojë bllokat për ndërtim të shtëpive i kanë nga kompania jonë falas.
Qoftë e kalur kjo sfidë dhe urojmë të mos përsëritet më si në komunën tonë ashtu edhe në gjithë Kosovën. Me respekt Bordi i Kompanisë Vëllezërit Geci sh.p.k Skënderaj!