Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu në një postim në Facebook komentoi presionin që ndërkombëtarët po ia bëjnë kryeministrit Albin Kurti për të pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Baraliu tha se në rast se vendi shkon në zgjedhje si rezultat i mos pranimit të asociacionit serb, Kurti do t’i siguronte 55-60% të votës.
“Nuk mundet askush me ba shantazh duke profilizuar e 'fuqizuar' një shoqëri 'civile' e media të kompretuara që jetojnë nga dorëzgjatja ndërkombëtare, që kështu të detyrosh një popull të tërë në kapitullim”, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Çdo trysni për t'a pranuar asociacionin 'serb' brenda Kosovës që çon vendin në zgjedhje do t'i siguronte Albinit 55-60% të votës. Nuk mundet askush me ba shantazh duke profilizuar e 'fuqizuar' një shoqëri 'civile' e media të kompretuara që jetojnë nga dorëzgjatja ndërkombëtare,që kështu të detyrosh një popull të tërë në kapitullim.