Reagon Sveçla për sulmin ndaj policisë në veri – zbulon qëllimin e tyre!

Aktuale

Reagon Sveçla për sulmin ndaj policisë në veri – zbulon qëllimin e tyre!

Më: 27 janar 2023 Në ora: 21:28
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Zveçan.

Me anë të një postimi në Twitter, Sveçla tha se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë të shkaktojnë frikë e pasiguri në territorin e Kosovës.

Edhe njëherë, Policia e Kosovës është gjuajtur me armë zjarri. Grupet kriminale të përkrahura nga Serbia synojnë ta ngjallin një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, shkroi Sveçla.

Tutje, ai tha se këta persona po synojnë ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë pa sundim të ligjit, por se, sipas ministrit, këto përpjekje janë të kota.

Qëllimi i tyre përfundimtar: ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë të paligjshme e të udhëhequr nga kriminelët. Përpjekjet e tyre në fund do të dështojnë”, tha Sveçla.

Kujtojmë se sot një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar në Zveçan me armë zjarri.

Siç njofton policia, nga ky sulm nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale në veturë.

Deri me tani nuk është arrestuar askush ndërsa është gjetur një veturë e braktisur disa metra larg vendit të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat