Analisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me takimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.
Sipas Gjinovcit nuk e din qëllimin e saktë të takimit mirëpo që është takim shpërfillës dhe goditës për demokracinë në këtë vend, përcjell “Bota sot.
“Është takim që ka me pru përçarje e polarizim në kohën kur ka nevojë për unitet”, shkruan tutje Gjinovci.
Postimi i plotë
Takimi i Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë
Nuk e di qëllimin e takimit të ambasadës amerikane të hanën, por hajde ta thojmë të vërtetën.
- Është takim shpërfillës dhe goditës për demokracinë në këtë vend. Anashkalimi i institucioneve legjitime e legale të daluna prej zgjedhjeve demokratike, me stilin që na ju shantazhojmë nëse s'na ngoni, është ftesë për kaos.
- Është takim që ka me pru përçarje e polarizim në kohën kur ka nevojë për unitet.
- Është takim provokues për Kosovën.
- Është takim që e minon pozicionin e Kosovës në negociata me Serbinë.
Me ni fjalë, është takim i DAMSHËM për Kosovën.
Ky takim kish pasë kuptim nëse amabasada amerikane në Beograd e kish organizu në tnjejtën kohë një takim për nevojën e njohjes së Kosovës nga Serbia.