Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas presionit që ndërkombëtarët po ia bëjnë kryeministrit Albin Kurti për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,
Gashi përmes një postimi në Facebook i sugjeroi bashkësisë ndërkombëtarë që të i marrë parasysh dy këshilla prej një ndër ndërmjetësueve më të aftë ndërkombëtar, Geert-Hinrich-Ahrens, përcjell “Bota sot”.
Një prej sugjerimeve ishte që: “nuk është e kënaqshme arritja e një rezultati duke ushtruar trysni ndaj palës më të dobët”.
Postimi i plotë
Bashkësia ndërkombëtare duhet t'i marrë parasysh dy sugjerime të vlefshme që i jep njëri prej ndërmjetësuesve më të zellshëm ndërkombëtarë në krizat në ish-Jugosllavi, ambasadori Geert-Hinrich Ahrens, në librin e tij «Diplomaci mbi tehun e thikës»:
1) ndërbiseduesit duhet të zgjedhen me kujdes dhe të refuzohen ata që përfaqësojnë interesa kriminale; dhe
2) nuk është e kënaqshme arritja e një rezultati duke ushtruar trysni ndaj palës më të dobët.