Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK-ja për Asociacionin në takimin e thirrur nga ambasada amerikane – Flet Pal Lekaj

Aktuale

Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK-ja për Asociacionin në takimin e thirrur nga ambasada amerikane – Flet Pal Lekaj

Më: 27 janar 2023 Në ora: 23:42
Deputeti Pal Lekaj

Deputeti Pal Lekaj ka konfirmuar se AAK’ja është ftuar nga ambasada amerikanë në Kosovë për takimin e 31 janarit që pritet të diskutohet Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Lekaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se AAK’ja do ta bëjë të qartë qëndrimin e tyre për Asociacionin, e që thotë se do të kundërshtojnë çdo Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bën jofunksional shtetin e Kosovës. 

“Po, sa i përket ftesës nga ambasada e SHBA’së, AAK ka ftesë dhe do të marrim pjesë. E kemi vlerësuar si pozitive ftesën nga ambasada amerikane. Do të japim kontributin tonë dhe qëndrimin tonë sa i përket Asociacionit. 

AAK sa i përket asociacion e kemi të qartë qëndrimin tonë, sepse nuk sugjerojmë të nënshkruhet një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e e bën jofunksional shtetin e Kosovës”, tha Lekaj.

Po ashtu, deputeti i AAK’së beson që ShBA’të do të pranojnë krijimin e një asociacionit me kompetenca ekzekutive.

“Sa i përket formimit të asociacionit dhe sugjerimet të miqve tanë ndërkombëtarë, nuk mendoj që SHBA’të pranojnë një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bëjnë jofunksional shtetin e Kosovës. Nuk i themi po një asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe që është në kundërshtim me kushtetutën”, shtoi tutje Lekaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat