Zyrtari i VV-së, Elvis Hoxha ka kërkuar nga euro-amerikanët që të reflektojnë sa i përket Asociacionit.
Sipas Hoxhës, deklarata e Dodikut se kjo bashkësi shumë shpejt do të bëhet Republikë Serbe, duhet të jetë dëshmia më e mirë që të ketë reflektim nga emisarët ndërkombëtarë.
"Miku më i dashur i Putinit në rajon e tregoi se Zajednica është Republika e dytë serbe. Nuk i takon udhëheqësve të Kosovës të reflektojnë, por përfaqësuesve evro-amerikanë", shkroi ndër tjerash ai.
Postimi i plotë:
Dodiku e tha të vërtetën e asociacionit. Miku më i dashur i Putinit në rajon e tregoi se Zajednica është Republika e dytë serbe. Nuk i takon udhëheqësve të Kosovës të reflektojnë, por përfaqësuesve evro-amerikanë.