Kryemisnitri i Kosovës, Albin Kurti është kundër formomit të asociacionit me kompetenca ekzekutive në komunat me shumicë serbe në veri.
Ai madje, për një gjë të tillë ka thënë se nuk do ta nënshkruajë asnjëherë.
Nëse një gjë të tillë nuk e pranon, ai rrjedhimisht i bie të japë dorëheqje.
Aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci ka thënë se me rrëzimin e Kurtit, në zgjedhjet e ardhshme ai do t’i fitojë 70%.
“Ishalla e rrxojnë Albinin, le ti merr 70% se me 50 diqysh palidhje”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë, se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e fundit ishin partia fituese me 51% të votave.