​Bajrami i thotë ministrit Murati: Kontabilist e injorant që thotë të pavërteta

Aktuale

​Bajrami i thotë ministrit Murati: Kontabilist e injorant që thotë të pavërteta

Më: 28 janar 2023 Në ora: 22:22
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami iu ka kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke i thënë se ka dy vite që as edhe një vendim të vetëm nuk e ka marrë për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, pasi po bën punën e një kontibilisti, që i varfëron qytetarët përmes tatimeve dhe mandej po bën sikur po i shpërblen ata me nga 50 e 100 euro.

Ajo duke e quajtur injorant, ka thënë se asnjë shtet nuk është zhvilluar me politikën e lëmoshës.

Postimi i plotë i Bajramit:

Hekuran Murati i cili thotë se i ka shpërndarë 800 milionë euro ndihma qytetarëve dhe bizneseve, që dy vite, e i cili nuk e ka guximin ta publikoj asnjë listë të top 50-përfituesëve, të “200 masave të tij'', sot paska rënditur një mal me të pavërteta për konferencën e LDK-së.

Minister, mos thuaj të pavërteta!Bizneseve as nuk ju ke rritë tatimin e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.

Minister, që dy vite as edhe një vendim të vetëm nuk e ke marrë për avancim dhe përmirësim të politikave fiskale, thjeshtë po bën punën e një kontibilisti, po të pëlqen të kesh bilanc pozitiv, po i varfëron qytetarët përmes tatimeve dhe mandej po bën sikur po i shbërblen ata me nga 50 e 100 euro.

Asnjë shtet nuk është zhvilluar me politikën e lëmoshës.

Për konferencën e LDK-së dhe propozimet tona paske thënë shumë të pavërteta. Krejt gabimisht propozimet tona i ke lidhë me përfitime të biznesëve.

Minister, je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.

Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta!

Shih foto 1. E-mail i dërguar nga Ministria te komunat, foto 2, kartela e një hipërmarketi i cili tatimin në vitin 2023 e ka të njëjtë si në vitin 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat