Alarmon gjenerali shqiptaro-amerikan: Kosova drejt shpërbërjes territoriale me pasoja katastrofike për Ballkanin

Aktuale

Alarmon gjenerali shqiptaro-amerikan: Kosova drejt shpërbërjes territoriale me pasoja katastrofike për Ballkanin

Nga: A.ZH Më: 29 janar 2023 Në ora: 07:23
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, është shprehur kritik ndaj politikës së jashtme të Amerikës, në raport me Kosovën.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka alarmuar se po shkohet drejt luftës së tretë ballkanike, me pasoja katastrofike për Kosovën dhe gjithë Ballkanin, përcjell Bota sot.

“Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, ka vendos me e marr përsipër detyrën e njerkës që nuk çan kokën për fëmijët e adoptuar, duke e marrë parasysh që kjo do ta dërgojë familjen (në këtë rast Kosovën), drejt një shpërbërjeje territoriale me konsekuenca katastrofike për gjithë Ballkanin.

Escobar dhe Blinken nuk janë duke u treguar të aftë me e udhëheqë politikën e jashtme të SHBA-së. Ky amaterizëm po e dërgon Ballkanin drejt një lufte të tretë ballkanike.

Ndoshta një luftë e tretë ballkanike, më së fundi do t’ua plotësonte ëndrrat shqiptarëve, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë me jetuar të lirë në një shtet të përbashkët.

P.s. në qoftë se pajtoheni, ju lutem ta klikoni për aprovim këtë postim, ndoshta duket si "naiv", por unë jam më se i sigurt që po ndodhë”, ka shkruar Maralusha në llogarinë e tij në Facebook.

Reagimi i tij vjen pas presionit të ndërkombëtarëve që Kosova të kryejë obligimin ligjor për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ambasada amerikane në Prishtinë, me 31 janar, do të nisë diskutimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka konfirmuar se nuk është ftuar në këtë takim.

Ai ka shprehur bindjen që ky takim rrodhi pas një deklarate të emisarit special amerikan Gabriel Escobar, i cili është zotuar se Asociacioni do të formohet, me ose pa pëlqimin e Qeverisë së Kosovës./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat