Selimi: Kosova duhet të jetë në gjendje të respektojë vendimet e veta kushtetuese

Aktuale

Selimi: Kosova duhet të jetë në gjendje të respektojë vendimet e veta kushtetuese

Më: 29 janar 2023 Në ora: 11:36
Petrit Selimi

Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe udhëheqës i Fondacionit të Milleniumit në Kosovë, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të respektohen vendimet kushtetuese dhe këshillat e aleatëve.

Selimi ka përmendur rastin e Maqedonisë Veriore e cila ka ndryshuar emrin dhe tani po e ndryshon sërish Kushtetutë për shkak të presioni të Bashkimit Evropian.

Kësisoj, Selimi thotë se Kosova duhet të respektojë vendimet e vetë kushtetuese duke u këshilluar me aleatët që ndihmuan shetin që bëhet i lirë dhe i pavarur.

“Maqedonia e Veriut duhej të ndryshonte emrin dhe po ndryshon sërish Kushtetutën, nën presionin e shteteve anëtare të BE-së. Kosova duhet të jetë në gjendje të respektojë vendimet e veta kushtetuese, nën këshillën e aleatëve më të afërt që e ndihmuan atë të bëhet e lirë dhe e pavarur.” – ka shkruar Selmi në Twitter. 

Reagimi i tij vjen pasi aleatët ndërkombëtarë po kërkojnë nga Kosova që të themelohet Asociacioni si një mundësi për të ecur para drejt marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënive me Serbinë.

Në nanë tjetër, kryeministri, Albin Kurti është shprehur kundër themelimit të Asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat