Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi ka reaguar ashpër pas deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobar për formimin e Asociacionit dhe presionit që po i bëhet kryeministrit Kurti.
Lajçi në një postim në Facebook u shpreh i frustruar me trysnin që po bëhet për Asocaicionin, derisa shtroi disa pyetjet për Amerikën.
“M'thuej Amerikë, ti që na krijove, pse të duhet nji meduzë n'veriun e Kosovës?
Që ti përbijë shqiptarët?
Pse duhet tu bindemi gjithmonë urdhnave që vrasin?
S'pranoj Zajednicë për 2% njerëz. S'pranoj Republikë brenda Republikës! S'pranoi shtet mbi shtet! Se kështu na mësoi Amerika dikur!
Ju në shtetët tueja s'e bani. Pse duhet t'bahet n'shtetin e huej”, shkroi ndër të tjera aktori, përcjell “Bota sot”.
Gjithashtu, ai kritikoi edhe liderët e partive opozitare dhe planet për shkarkimin e Kurtit.
Postimi i plotë
Indinjatë!
Nuk na pëlqeu akademik Kraja që i vuni n'letër bindjet e veta, apo ma mirë me thanë, shkroi për nji realitet që djegi aty e këtu, dhe s'përtuen me zhurmue, e me zhdrumulitë dajak, se ishte i yni ky Kraja e tonit kurrë s'i besuem!
Po këtij t'huejit pse i besojmë kaqë shumë? A nuk i numëron bariu delet kur i kthen prej malit dhe i futë n'vathë?
Sa serb i paska Kosova, që u dashka për ta t'ketë komunë etnike!
A veç dy popuj jetuekan n'Kosovë?
Atëherë, pse na i rradhitët gjithë ato yje n'flamur?
Pse na shpallet shtet i shumë popujve kur botnisht dihet se shqiptarë ka 93% e doni ti veni mbi ta 2% serb!!!
M'thuej Amerikë, ti që na krijove, pse të duhet nji meduzë n'veriun e Kosovës?
Që ti përbijë shqiptarët?
Pse duhet tu bindemi gjithmonë urdhnave që vrasin?
S'pranoj Zajednicë për 2% njerëz. S'pranoj Republikë brenda Republikës! S'pranoi shtet mbi shtet! Se kështu na mësoi Amerika dikur!
Ju në shtetët tueja s'e bani. Pse duhet t'bahet n'shtetin e huej?
Dhe
Çka bani ju Molliqa, Ramusha e Lumira nëse e shkarkoni Albinin?
Ta veni firmën e t'ia bani Aminin si Çakorrit!
Kosovës i duhet mbrojtja e teritorit jo coptimi i saj n'eklava!