Edhe analistja Luljeta Aliu ka reaguar pas kërkesës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,
Aliu potencoi se Serbia nuk ka për qëllim bashkëjetesën e serbëve, po sundimin e Kosovës përmes sërbëve që jetojnë në shtetin tonë.
“Nëse krijohet asociacioni, na hongër dreqi”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Për me pamundësu 100% shkeljen e të drejtave të serbëve, u dashtë m'u shpallë Kosova multietnike, me 92 % shqiptarë e 8% pakica. E që nuk ka pasë fare të bëjë qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës me të drejtat e serbëve, kuptohet prej kërkesës për asociacion njëetnik të komunave me shumicë serbe. Serbia nuk don me bashkëjetu, ajo don me sundu, qoftë edhe përmes atyre 4% serbë që jetojnë në Kosovë. Nëse krijohet asociacioni, na hongër dreqi.