Kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.
Sipas përgjigjes nga AAK, Haradinaj po ashtu ka planifikuar takime me zyrtarë të administratës amerikane.
“Kryetari Haradinaj ka udhëtuar për ne SHBA, ku pritet të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve te Mëngjesit dhe gjithashtu do të zhvillojë takime të tjera me zyrtarë të administratës amerikane si dhe kongresmenë e senatorë”, thuhet në përgjigjen nga zyra e Haradinajt.
Shkuarjen në SHBA për Lutjet e Mëngjesi e ka njoftuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili pritet që nesër të udhëtojë për atje.