Ish-këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali ka reaguar ndaj atyre që po thonë se jemi anti-amerikanë.
“Nuk jemi antiamerikanë por antiasociacion”, shkruan ai, duke shtuar se Serbi është antiamerikane dhe prorusi.
Postimi në Facebook:
Nuk jemi antiamerikanë por antiasociacion!
Ka dallim të madh kjo!
Kushdo që e trumpeton këtë broçkull nga shqiptarët o është injorant o është ...!!!
Serbia e tashme është antiamerikane dhe prorusi.
Sipas një sondazhi të bërë para disa muajsh dolën të jenë rreth 85% pro Putin e pro Rusi.
Pra gjykuar nga zgjedhjet e fundit në Serbi, Putini ka përkrahje më të madhe se edhe vet Vuçiçi.
Po të bëhet ndonjë sondazh i tillë në Kosovë, jam i bindur se rezultati do të dali i kundërt, në favor të ShBA'së. Bile te popullata shqiptare edhe mbi 95%.
Andaj kujdes me deklaratat publike dhe (krye)titujt në portale!