Reagon Gjinovci: Skllevë të Serbisë s’e kem njet me u ba, kush ia ka shitë shpirtin Serbisë hajrin ia paftë

Aktuale

Reagon Gjinovci: Skllevë të Serbisë s’e kem njet me u ba, kush ia ka shitë shpirtin Serbisë hajrin ia paftë

Nga: A.SH Më: 29 janar 2023 Në ora: 16:09
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se Kosova është në situatë të vështirë, sepse nuk po e lënë të blejë armë, e nga ana tjetër po i thonë që nuk je e ‘zonja’.

Ai ka thënë se “skllevë të Serbisë s'e kem njet me u ba. Kush ia ka shitë shpirtin Serbisë hajrin ia paftë, po mos lypni prej krejt neve me u ba si ju.

Postimi në Facebook:

Kosovën s'po e lojnë me ble armë. Kur po vjen puna, po ia përmendin mbrojtjen që ia garantojnë. Hem s'pe lojnë mu bo e zoja e vedit kundra Serbisë, hem i thonë "s'po je e zoja". Kërkesat i kanë me bo Kosovën jofunskionale veç me bindë Serbinë me u nda prej Rusisë. Kosovën e kanë bo kusur të negociatave mes tyne e Serbisë/Rusisë. Këtu te na ka plot që për me mujt me vjedhë e me u pasunu edhe nër Serbi kthehen s'e kanë problem. N'zor jena për besë. Ama skllevë të Serbisë s'e kem njet me u ba. Kush ia ka shitë shpirtin Serbisë hajrin ia paftë, po mos lypni prej krejt neve me u ba si ju.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat