Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Kurti, ka publikuar një dokument përmes të cilit thotë se në vitin 1999 BE-ja e kishte sanksionuar Aleksandër Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.
Prandaj, thotë se në këtë vit, 2023, Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj”, shkruan ai.
Mediumi boshnjak, Istraga, ka publikuar dokumentin ku Vuçiqit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i ishte ndaluar hyrja në BE.
Atëherë Vuçiç ishte ministër i Informacionit.