Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Lujtjet e Mëngjesit në Amerikë.
Ai ka thënë se gjatë qëndrimit atje do të takoj kongresistë e senatorë, mbështetës të Kosovës.
Postimi në Facebook:
Sot, me disa kolegë deputetë, udhëtoj për Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan — një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës. Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takoj kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme.