Deputetja e Vetëvendosjes: Asociacioni i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes: Asociacioni i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 10:11
Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti

Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë. 

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kryetari i ardhshëm i Asociacionit do ta marrë aminin te Vuçiqi dhe Porfirije në Beograd.

Postimi i saj:

Asociacioni i komunave me shumicë serbe (Zajednica) i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë.

Kryetari i ardhshëm i Asociacionit do ta marrë aminin te Vuçiqi dhe Porfirije në Beograd, do t’i dominojë kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta luftojë ministrin Nenad Rashiq në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat