Dugolli i VV-së: Përbrenda Asociacionit shqiptarët bëhen pakicë

Aktuale

Dugolli i VV-së: Përbrenda Asociacionit shqiptarët bëhen pakicë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 11:15
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Enver Dugolli

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka nxjerrë një teori të re sa i përket trysnisë për themelimin e Asociacionit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se e gjithë kjo situatë është krijuar pasi që serbët nuk duan të jenë pakicë.

Sipas Dugollit, shqiptarët do të bëhen pakicë përbrenda Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Bosnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë dhe malazezët në Mal të Zi tashmë janë bërë pakicë në shtetet e tyre”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

E gjithë trysnia për ‘Zajednicën’ po bëhet sepse serbët nuk duan askund të jenë pakicë. Kjo buron nga projekti “Bota Serbe” që është emër i ri në shekullin XXI për projektin “Serbia e Madhe” nga shekulli XX. Rrjedhimisht, shqiptarët do të bëhen pakicë përbrenda ‘Zajednicës’, pakicë në shtetin e tyre të Kosovës! Bosnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë dhe malazezët në Mal të Zi tashmë janë bërë pakicë në shtetet e tyre!. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat