Aktivisti Rron Gjinovci, ka publikuar marrëveshjen për Asociacioni të vitit 2013.
Në atë marrëveshje shihet se është shkelë masivisht nga serbët me rastin e daljes së tyre nha institucionet e Kosovës, thotë Gjinovci.
Andaj, ai pyet, pse duhet të zbatihet marrëveshja me marrëvshje tashmë të shkelura?
Shkrimi në Facebook:
Në foto është marrëveshja e prillit 2013 në të cilën po thirren amerikanët, nga e cila buron detyrimi i Kosovës për me formu Asociacionin. Siç e shihni, gjashtë pikat e para të nënvizume me të gjelbër janë për Asociacionin. Gjashtë pikat tjera me të kuqe janë për hyrjen e serbëve në institucione të Kosovës si policia dhe gjykatat. Dhe katër tjera me të verdhë për çështje tjera. Gjysma e marrëveshjes (pra pjesa me të kuqe) është shkelë masivisht nga serbët me rastin e daljes së tyne nga institucionet. Pse u dashka Kosova me zbatu një marrëveshje tashmë të shkelun?
