Sipas draft-statutit, Asociacioni parashihet të ketë presidentin dhe kuvendin e vet si strukturë organizative

Aktuale

Sipas draft-statutit, Asociacioni parashihet të ketë presidentin dhe kuvendin e vet si strukturë organizative

Më: 30 janar 2023 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë pas pak do të fillojë prezantimin e draft-statutit për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe.

Sipas nenit 6, pika 1 e këtij draft-statuti, Asociacioni do të ketë këtë strukturë organizative:

Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë;

Presidenti i Asociacionit/Bashkësisë;

zv. Presidenti i Asociacionit/Bashkësisë;

Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë;

Bordi i Asociacionit/Bashkësisë;

Zyra e Kërkesave dhe Ankesave të Asociacionit/Bashkësisë.

Anëtarët e Asociacionit do të jenë autoritetet komunale të komunave pjesëmarrëse.

Lexo edhe këtë:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1939999/publikohet-online-draft-statuti-i-asociacionit-hartuesit-thone-qe-eshte-ne-vije-me-kushtetuten-e-kosoves/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat