Analisti Shkëlzën Gashi ka komentuar presionet e vazhdueshme që po bëhen për formimin e Asociacionit.
Ai përmes një postimi në Facebook kërkoi nga Qeveria e Kosovës që gjatë hartimit të Statutit të Asociacionit të futen edhe 3-4 komuna me shumicë shqiptare.
“Për shkak të parimit të shumë proklamuar të multi-etnicitetit, ku asambleistët e minoritetit shqiptar në Kuvendin e Asociacionit do të kishin të drejta të njëjta sikur deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës - pra, pa 2/3 e votave të minoritetit shqiptar, Kuvendi i Asociacionit nuk do të mund të merrte asnjë vendim”, shpejgoi Gashi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Qeveria e Kosovës duhet të insistojë që gjatë hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, në këtë asociacion të futen edhe 3-4 komuna me shumicë shqiptare (këtë e mundëson në një mënyrë edhe pika 18 e marrëveshjes për parimet e përgjithshme/elementet kryesore për asociacionin) për shkak të parimit të shumë proklamuar të multi-etnicitetit, ku asambleistët e minoritetit shqiptar në Kuvendin e Asociacionit do të kishin të drejta të njëjta sikur deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës - pra, pa 2/3 e votave të minoritetit shqiptar, Kuvendi i Asociacionit nuk do të mund të merrte asnjë vendim.