Lulzim Peci thotë se nëse Kosova shpallet fajtore për procesin e dialogut atëherë prishen raportet me aleatët

Aktuale

Lulzim Peci thotë se nëse Kosova shpallet fajtore për procesin e dialogut atëherë prishen raportet me aleatët

Më: 30 janar 2023 Në ora: 21:10
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe janë ende në fuqi.

Ai në Pressing të T7, ka shprehur rrezikun që nëse Kosova shpallet fajtore për ngecjen në procesin e dialogut atëherë kjo mund të shkaktojë prishjen e aleancës së Kosovës me shtetet që e kanë bërë Kosovën shtet.

“Asociacioni ëshë një gjë që duhet ta bëjmë sepse nuk e kemi shfuqizuar marrëveshjen e 2013 e as të 2015. Legalisht ky obligim qëndron, e pse nuk është realizuar deri më tani kjo është një çështje tjetër”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se refuzimi i Kurtit për të mos shtyrë vendimin për targat ka bërë që Asociacioni të dalë nga pako e marrëveshjes finale.

“Çështja e Asociacionit ka dalur nga pako e përgjithshme dhe po kërkohet që Asociacioni të zbatohet para marrëveshjes së madhe”, ka deklaruar ai.

Peci ka shtuar se Kosova gjendet në një situatë delikate për sa i përket raportet me SHBA-të.

“Jemi në një situatë delikate. Ne kemi parë një lloj ngrohje të raporteve tona Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë, mirëpo pas saj raportet ndrruan – por ne edhe duhet ta kuptojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan ta kurthojnë në konflikte ku ato nuk duan të jenë pjesë e saj”.

“Nëse ne shpallemi fajtor dhe Serbia nuk shpallet fajtor për çështjen e Kosovës, unë mendoj që Kosova do ta humb de facto aleancën me shtetet që na kanë bërë shtet”, ka deklaruar Peci. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat