Kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë bë homazhe para përmendores së komandanti të UÇK-së Zahir Pajaziti.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe disa fotografi ka shkuar për 26 vjetorin e vrasjes së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.
Postimi i plotë:
Në sheshin që mbanë emrin e tij, në Prishtinë bëmë homazhe para përmendores së komandantit Zahir Pajaziti.
Në 26 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani Sadriu dhe me Zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, me ministra të Qeverisë sonë e deputetë të Kuvendit, përkujtuam veprën e tyre për lirinë, për shtetin dhe për pavarësinë tonë.
Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të popullit tonë!