Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, në 26 vjetorin e rënies së tij.
Përmes një postimi në Facebook, AKK ka bërë të ditur se zyrtarë të lartë të AAK-së kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në kujtim dhe nderim të 26-vjetorit të rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
“Zahiri ishte njeri i veprimit dhe aksionit. Ashtu i edukonte edhe bashkëluftëtarët e tij, për më pak fjalë e më shumë veprime në favor të arritjes së lirisë.
Ashtu edhe ra. Heroikisht në luftë me armikun deri në plumbin dhe frymën e fundit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AAK-së.