Analisti Gazmir Raci dyshon se po përgatitet rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, skenari për rrëzimin e kryeministrit aktual është ai i vitit 2020.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk është mirë që përsëri të përdoret metoda “Grenell” për ta marrë pushtetit.
Raci, i cili njihet edhe si përkrahës i VV-së, ka përmendur edhe shprehje të kryeministrit Kurti.
“Metoda ‘Grenell’ për ardhje në pushtet nuk është mirë të riprovohet. ‘Ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh’”, ka shkruar Rraci.