Analisti Rrahman Paçarizi ka shkruar në Facebook në lidhje me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Sipas Paçarizit, para vetës Kosova i ka dy opsione: ose Asociacionin ose Autonominë e kamufluar brenda planit franko-gjerman. Paçarizi ka thënë se nuk ka shpëtim, sipas tij politika kosovare që e ka sjellë punën deri këtu, duhet të vendos ndërmjet këtyre dyjave, përndryshe siç i quan ai “manovra” vetëm degradojnë më shumë.
Statusi i plotë i Paçarizit:
“Edhe Marreveshja per Asociacionin e Komunave me shumice serbe, edhe Autonomia e kamufluar brenda planit franko-gjerman jane te demshme per Kosoven, madje shume te demshme. Politika kosovare qe e ka sjelle punen deri ketu, duhet me vendose se cilen me e pranu, se cila eshte me pak e demshme. S'ka shpetim, e manovrat e degradojne edhe ma.”